Home KRYESORE Ministria e Bujqësisë urdhëron AKU të kryejë analizat ushqimore te privati

Ministria e Bujqësisë urdhëron AKU të kryejë analizat ushqimore te privati

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit do të kryejë analizat ushqimore në laboratorë privatë deri në Nëntor 2022. Ky është urdhri i fundit i nxjerrë nga Ministri i Bujqësisë Blendi Çuçi.

Aktualisht laboratorët shtetërorë për shkak të mungesës së pajisjeve nuk mund të kryejnë analizat e disa produkteve por urdhri i fundit e detyron AKU-në ti kryejë të gjitha analizat në një laborator privat për tre vitet e ardhshme.

Kjo është hera e parë që ministria i jep këtë të drejtë shërbimi për disa vite një subjekti privat.

Zyrtarët e ministrisë thonë se Instituti i Sigurisë Ushqimore nuk ka të gjitha llojet e pajisjeve laboratorike ndaj bashkëpunimi me privatin është i nevojshëm. Por prej disa vitesh qeveria dhe Bashkimi Europian kanë financuar miliona euro për modernizimin e laboratorëve për analizat ushqimore.

Ofrimi i këtij shërbimi në një subjekt privat do të rrisë kështu edhe më shumë koston për buxhetin e shtetit. /Opinion.al

Share: