Home KRYESORE Në mbretërinë e Zogut u ngrit komision për drejtshkrimin e gjuhës shqipe

Në mbretërinë e Zogut u ngrit komision për drejtshkrimin e gjuhës shqipe

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 7 Tetor 2019

“Le Petit Parisien” ka botuar, të dielën e 6 tetorit 1935, në faqen n°5, një shkrim në lidhje me krijimin e një komisioni të posaçëm për unifikimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Për unifikimin e drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Tiranë, 5 tetor (Dep. Petit Paris.)

Ministria e Arsimit sapo ka formuar një komision të posaçëm për të studiuar mundësinë e unifikimit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe.

Kjo iniciativë u prit me shumë simpati nga intelektualët dhe shkrimtarët e vendit.

Nga Aurenc Bebja, Francë, Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania, : https://www.darsiani.com/la-gazette/le-petit-parisien-1935-ne-mbreterine-e-zogut-u-krijua-nje-komision-i-posacem-per-drejtshkrimin-e-gjuhes-shqipe/.

Share: