Home KRYESORE Negociatat/Basha i përgjigjet Ramës me deklaratat e Merkel, Macron e Rutte

Negociatat/Basha i përgjigjet Ramës me deklaratat e Merkel, Macron e Rutte

Pas marrjes së vendimit të Këshillit të Europës për mos hapjen e negociatave me Shqipërinë, opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të vetmin përgjegjës për dështimin e marrjes së përgjigjes pozitive.

Pas akuzave, Rama i është përgjigjur kreut të PD, Lulzim Basha duke publikuar deklaratat e tij e duke i vënë ato përball me ato të zyrtarëve të BE, të cilët pohonin se vendi ynë ka bërë progres dhe se vendimi për negociatat është i gabuar.

Por, pothuajse të njëjtën rrugë ka zgjedhur dhe Basha për t’iu kundërpërgjigjur Ramës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i PD ka publikuar deklaratat e liderëve të BE, të cilët theksojnë se Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet për hapjen e negociatave.

Krahas fotove, lideri i opozitës shkruan se Europa e refuzoi Ramën, pasi ai ka dështuar të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.

Reagimi

Megjithë lojërat e Ramës për tu fshehur pas propagandës, të gjithë e shohin me sy të vërtetën. Ai dështoi të na afrojë me Europën, siç dështoi të përmirësojë ekonominë dhe të luftojë korrupsionin.
Shqipëria e meriton hapjen e negociatave. Shqiptarët meritojnë më të mirën.
Për fat të keq ka një njeri që e pengon këtë rrugë. Europa e refuzoi, tani është koha ta refuzojnë shqiptarët./ Opinion.al E.Xh.

Share: