Nga Dritan Kaba
Genjeshtra dhe mashtrimi i rradhes i kryeministrit Rama eshte premtimi per pensionet e shqiptareve, qe jetojne ne Itali. Qeveria e Rilindjes nuk po paguan sigurimet e te punesuarve te saj, kerkon nga Italia t’i njohe vitet e punes ne Shqiperi, emigranteve shqiptare!
Fasade dhe meshtrim! Ngopje me luge te zbrazet.
Jane 1107 institucione shteterore, qe i kane borxh punonjesve shqiptare mbi 110 milion euro per sigurimet shoqerore. Ky borxh eshte krijuar vetem ne 5 vitet e fundi, ku Kryeminister i qeverise eshte Edi Rama..
Te kerkosh qe taksapaguesit italiane te paguajne per pensionet e te tjereve, nderkohe qe nuk ia paguan ne shtetin tend eshte hipokrizia me e madhe. Edi Rama i kerkon taksapaguesve italiane te paguajne edhe per llogari te viteve te punes te paguara ne Shqiperi.
Kjo do te thote qe te ndryshohet i gjithe kuadrin ligjor italian, qe ka kaluar mes debatesh te medha ne Parlamentin italian, edhe eshte ndryshuar serish mes debateve te medha politike, ne disa pjese te tij vetem para nje viti.
Ndryshimi i bere,quhet “Kuota 100”. Ky emertim do te thote qe vitet e punes se bashku me moshen kur arrijne ne shifren 100, qytetarit i lind e drejta te dale ne pension edhe pa mbushur moshen e percaktuar ne ligj, qe eshte 67 vjeç..
Diskutim sa absurd, aq edhe per t’i hedhur hi syve shqiptareve, duke ditur qe ligji “Fornero” as nuk e cek kete gje. Ligji “Fornero”, keshtu eshte emertuar ligji i pensioneve ne Itali, mezi i jep pension italianeve, jo me shqitareve! Kete ligj ka kopjuar edhe Erion Velia, me ligjin e pensioneve qe beri kur ishte minister, i cili i detyron shqiptaret te dalin ne pension, vetem pasi kane “vdekur”, pra ne moshen 67 vjeç, per çdo kategori pune. Kjo kerkese eshte propagande per te shmangur skandalin e mospagimit te sigurimeve nga qeveri Rama.
Nuk do shume mend te mendosh qe kjo kerkese eshte e parealizueshme per çdo qeveri, jo vetem per Italine, por edhe per Gjermanine duke ditur numrin e madh te emigranteve shqiptare qe jetojne e punojne ne keto vende, per Greqine as qe mendohet kjo gje.Jane mbi 400 mije shqiptare qe do futeshin ne skemen e pensioneve italiane dhe kjo do te rendonte ne menyre te pallogritshme skemen e pensioneve ne Itali duke e çuar dfrejt kolapsit. Asnje qeveri e pergjegjshme nuk do e pranonte me shume te drejte.
Edi Rama dhe qeveria e tij, te heqe dore nga propaganda dhe te paguaje sigurimet e shqiptareve te punesuar ne institucionet shteterore,pastaj te kerkoje nga Italia njohjen e viteve te punes.