Home KRYESORE Rama i gatshëm t’i shkojë në zyrë, Basha: Koha për shfaqe ka...

Rama i gatshëm t’i shkojë në zyrë, Basha: Koha për shfaqe ka mbaruar

Lulzim Basha iu përgjigj kryeministrit Rama i cili tha se ishte i gatshëm në cdo orë për t’i shkuar në zyrë Bashës. Kreu i opozitës tha se vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë.

“Kjo tregon që Edi Rama nuk është i interesuar të zgjidhë krizën, por është i interesuar për një shfaqe tjetër. Koha për shfaqe ka mbaruar. Vendi nuk ka nevojë për një takim për sy e faqe midis një njeriu që e ka zhytur Shqipërinë në një krizë të thellë dhe opozitës që po kërkon daljen nga kjo krizë. Vendi ka nevojë për rrugëdalje nga kriza, dhe rrugëdalja nga kriza nuk bëhet me shfaqje, por bëhet me zgjedhje të lira e të ndershme” tha Basha, në një intervistë në News 24.

Basha hodhi poshtë zërat për një marrëveshje PS-PD. Ai tha se nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë më marrëveshje PS-PD. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për dështimet e njëpasnjëshme në raport me integrimin europian, për kriminalizimin e vendit, për kapjen e shtetit, për shkatërrimin e zgjedhjeve, për mbrojtjen e bashkëpunëtorëve e tij në krime të shumta korrupsioni, vjedhje dhe të procesit zgjedhor.” vijoi Basha./Opinion.al

Share: