Home KRYESORE Shpallet lideri i ri i ISIS, kush është “profesori” dhe çfarë dihet...

Shpallet lideri i ri i ISIS, kush është “profesori” dhe çfarë dihet për të?

Militantët e Shtetit Islamik kanë zgjedhur një udhëheqës të ri vetëm disa orë pas vdekjes së Abu Bakr al- Baghdadit. “Newsweek” raporton se lideri i ri është një ish- oficer në ushtrinë e diktatorit irakian Saddam Hussein, dhe quhet Abdullah Qardash.

Besohet se Qardash, kishte marrë disa detyra kyçe edhe para vdekjes së Al-Baghdadi-t.

“Qardash kishte kohë që merrej me operacionet. Baghdadi ishte figura kryesore. Nuk përfshihej në “punët e përditshme”, vetëm jepte vendimin final”, tha një zyrtar amerikan për “Newsweek”.

Qardash, i njohur ndryshe me nofkën “Profesori”, mendohet se është emëruar prej muajit gusht si pasuesi i Baghdadit, pasi ky i fundit u plagos në një sulm ajror. Ai vuante gjithashtu nga diabeti dhe tensioni i lartë.

Profesori dhe ish lideri Baghdad njihen prej shumë vitesh pasi të dy ishin në burgun e Basras nga forcat amerikane në vitin 2003, pasi kishin lidhje me Al-Qaeda-n. Në burgun e Basras Baghdadi u bë demagog xhihadist dhe arriti të bindte qindra të burgosur për vizionin e tij të Kalifatit.

Ndërkohë “The Times” thotë se Qardash ka qenë ligjvënësi kryesor i Shtetit Islamik para se të emërohej lider. Ai njihet si i pamëshirshëm ndërsa ka dyshime se ngritja e tij në krye mund të përçajë organizatën terroriste, pasi nuk gëzon mbështetjen e të gjithëve./Opinion.al

Share: