Home KRYESORE Vuçiç reagon për zgjedhjet në Kosovë

Vuçiç reagon për zgjedhjet në Kosovë

“Lista Serbe e ka arritur fitoren më të madhe dhe më bindëse në historinë e saj”, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç në një konferencë për media në Beograd, pas përfundimit të procesit të votimit për zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë.

“Lista Serbe ka arritur fitoren më bindësi. Ajo ka marrë 98. 07 për qind të votave të votuesve serbë. Ata do ta kenë një përfaqësim të fuqishëm politik në Kuvendin e Kosovës dhe do të mund të luftojnë për interesin e popullit të vet”, ka thënë Vuçiç.

Ai ka shtuar se serbët e Kosovës kanë votuar në këtë mënyrë dhe, sipas tij, kanë dalë në votime në numër të madh “për shkak se kanë dashur të tregojnë dashurinë e madhe ndaj atdheut të tyre, Serbisë dhe këtë askush nuk mundet, nuk guxon dhe nuk do të mund t’ua marrë serbeve Kosovës”.

Siç ka thënë Vuçiç, rezultati i Listës Serbe në zgjedhjet e Kosovës, është obligim i madh për shtetin e Serbisë që të kujdeset dhe të luftojë për popullin e tij në Kosovë./ Opinion.al

Share: