Home Gjeo-Ekonomia 5G, e parë nga Tirana !

5G, e parë nga Tirana !

Nga Dritan Haxhiraj

Emri i Ren Zhengfei nuk do t’u thoshte asgjë shqiptarëve, por nëse u thoshe atyre se emri i tij lidhet me atë të liderit kinez të telefonisë e të komunikacionit ‘Huawei’, këtu punët mundeshin të mernin një kthesë. Nëse shtoje akoma se ai ka qenë ish-inxhiniere i forcave ushtarake kineze dhe sot është në listën e Washingtonit si një nga personat që shihet me lupë të madhe si një nga eksponentët kryesorë të megaspiunazhit shtetëror kinez duke drejtuar një nga ndërrmarjet kineze lider në teknologjinë 5G kjo do të shtonte pikëpyetjet e mëdha për gjithë shqiptarët kudo ata ndodhen.
Debati që është hapur këto orë në Tiranë është shumë më delikat sesa mendohet dhe ka disa muaj që diskutohet në të gjitha selitë e inteligjencës perëndimore e më tej dhe për këtë ka një listë të gjatë të ndërrmarjeve edhe perëndimore që po i shkelin një sy Pekinit.
Por përse u fut dhe Tirana në këtë lojë me kinezët, edhe me deklarata?
A kemi ne kapacitetin për të hapur dyert e kësaj teknologjie?
T’i marim punët një nga një…
Prej kohësh midis dy gjigandëve planetarë SHBA dhe Republikës Popullore Kineze ka një luftë të hapur në teknologjinë modern, atë që do të caktojë të ardhmen e metropoleve në mbarë planetin.
Ajo e ka emrin 5G.
Fuqia e saj me linjën ultra të shpejtë do të jetë palca e fuqive moderne e ekonomive dhe industrive në qytetet e zhvilluara në disa fusha sensibile duke filluar nga informacioni, komunikacioni e duke vazhduar me sistemet e zhvilluara.
Kush do e zotërojë në të ardhmen do të ketë kontrollin ushtarak e duke pasur atë do të kontrollojë planetin.
Kina sot është një hap para SHBA në ndërtimin e kësaj rete të teknologjisë falë edhe dy ndërmarjeve të veta ‘Huawei’ e ‘Zte’ dhe për këtë në vitin 2020, pra mbas 60 ditësh eksperimenton sistemin 5G, në 200 mega-qytete të Kinës.
Por nuk mjafton kaq, ‘Huawei’ ka filluar prej kohësh një fushatë blerjesh në fushën e aelatëve të Washingtonit dhe ky agresivitet i Pekinit ka vënë në alarm Pentagonin duke arritur deri aty sa të detyrojë Australinë, Zelandën e Re, Japoninë e Tajvanin të shkëpusin çdo lloj aksesi të kinezëve në shtëpinë e tyre.
‘Huawei’ po ndjek këtë politik të çmimeve të ulta edhe me disa vende të tjeta kyçe të Aleancës Atlantike duke filluare nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca e Italia dhe me secilën nga këto duke pasur vëmendjen maksimale të ambasadave amerikane në këto shtete po çmontohet përditë kjo strategji që tani nuk ka më nevojë të fshihet.
Në lojë është siguria e Aleancës Atlantike, por jo vetëm kaq, në lojë nëpërmjet kësaj teknologjie është edhe e ardhmja politike e ushtarake edhe e vetë Uashingtonit.
Zelli i Tiranës për 5G kineze në orët që po ndjekin drejtpërdrejt nga ‘Vodafone Albania’ me deklaratën e Ramës se Shqipëria ka uri për këtë teknologji, sigurisht ka të bëjë me navitetin e politikës shqiptare e jo vetëm me të.
E parë në planin ekonomik, teknologjik e aq më shumë urbanistike, besoj se këtu ka shumë pak për të folur, sepse në 50 vitet e fundit ne jemi eksperimemti më negativ se çfarë do të thotë fjala largpamësi.
E parë në planin ushtarake dhe të sigurisë rajonale tashmë për Republikën e  Shqipërisë sot ka të tjera detyrime dhe sytë e popullit shqiptar janë të drejtuara në Washington dhe për këtë asnjë kryeministër apo grupim politik majtas apo djathtas nëse do i shkelte syrin Pekinit do të kishte kundër popullin shqiptar.
Asnjë 5G nuk zhbën atë që Washingtoni ka bërë për shqiptarët.
Nuk mundeshin edhe këtë radhë t’i tregonin Perëndimit se hallin nuk e kanë tek 5G, por vetëm për të hequr edhe pak kohë nga detyrimet që i presin me drejtësinë e re si ata majtas edhe ata djathtas.
Koha për 5G nuk kalon nga Tirana.

Share: