Home KRYESORE AHC solidarizohet me situatën, hiqet tarifa për “Rrugën e Kombit”

AHC solidarizohet me situatën, hiqet tarifa për “Rrugën e Kombit”

Kalimi në Rrugën e Kombit do të bëhet pa pagesë deri në përfundim të situatës emergjente në Shqipëri.

Kompania që menaxhon “Rrugën e Kombit”, Albanian Highway Concession, ka vendosur që dje të solidarizohet me te gjithë të mbijetuarit e tërmetit me pasoja tragjike.

Prej ditës së djeshme, Kosova ka qenë në gatishmëri të menjëhershme për të ndihmuar shtetin shqiptar në përballimin e situatës emergjente.

Përveç forcave të specializuara të Ushtrisë së Kosovës, ndihma të ndryshme janë dhënë nga të gjitha qytetet e Kosovës që kanë organizuar fushata solidarizimi me të prekurit nga tërmeti.

Për këtë arsye, Albanian Highway Concession ka vendosur të lejojë kalimin pa pagesë të gjitha makinave; individëve, shoqatave, institucioneve nga Kosova drejt Shqipërisë dhe anasjelltas. /Opinion.al

Share: