Arta Vorpsi nuk është betuar para Presidentit Ilir Meta, por tek një notere për detyrën e saj të re si anëtare në Gjykatën Kushtetuese.
Arta Vorpsi, anëtare në Gjykatën Kushtetuese.14 Nëntor, 2019 10:35
Tiranë- Arta Vorpsi për postin e saj të ri si anëtare në Gjykatën Kushtetuese është betuar para një notere, duke sfiduar kështu Presidentin e vendit, Ilir Metën.
“Me dorën mbi Kushtetutë, betohem. Betohem se gjatë detyrës do t’i qëndroj besnike Kushteturës”, është shprehur Arta Vorpsi para noteres.
Betimi i gjyqtares Arta Vorpsi është kryer pranë noteres Miranda Xhemalçe, pasi kreu i shtetit la të kuptohet se nuk do ta betonte Vorpsin si anëtare të Kushtetuese me pretendimin se janë shkelur procedurat dhe ligji nga KED-ja me renditjen dhe vlerësimin e kandidatëve. Të paktën ka deklaruar presidenti Meta edhe në reagimin për arsyet e emërimit të Marsida Xhaferllari si anëtare të Gjykatës Kushtetuese.
Arta Vorpsi u zgjodh automakisht anëtare në Gjykatën Kushtetuese, pasi ishte e para në listë nga KED. Gjykata Kushtetuese tashmë ka 6 anëtarë. Pas Vitore Tushës, e cila qëndroi në detyrë pasi kaloi të gjitha fazat e Vettingun, janë emëruar dhe 5 anëtarë të rinj. Kushtetuesja me 6 anëtarë do të jetë funskionale dhe të gjithë anëtarët do të nisin punën pas betimit tek Presidenti i Republikës. Vitore Tusha, Besnik Muçi, Arta Vorpsi, Elsa Toska, Marsida Xhaferllari dhe Fiona Papajorgji janë anëtarët e gjykatës më të lartë në Shqipëri dhe do mbrojnë Kushtetutën.
J.V/Dosja.al