Home KRYESORE Astiri/ Ish-drejtori i IKMT: Punonim kur s’kishte shtet, por kurrë nuk pashë...

Astiri/ Ish-drejtori i IKMT: Punonim kur s’kishte shtet, por kurrë nuk pashë pamje të tilla!

Ish-drejtori i IKMT, inxhinier Erion Softa ka reaguar lidhur me aksionin e sotëm te Astiri në kryeqytet.

Ai shkruan në rrjetet sociale se ndihet i keqardhur për banorët, që të gjendur në situata të tilla, detyrohen të bëjnë vepra penale të rënda dhe shton se ndihet edhe pranë Policisë së Shtetit dhe forcave të IKMT që po përballojnë këtë situatë tmerri.

Softa thekson se as në kohën që nuk kishte shtet edhe punohej pa mjete dhe urdhra partie, por me profesionalizëm, nuk ka parë kurrë pamje të tilla. Sipas tij, fajtore për këtë situatë është vetëm politika që e solli gjendjen në këtë ditë.

“Kam drejtuar aksione per prishjen e mijra ndertimeve pa leje.

Atehere kur shtet nuk kishte.

Ateher kur punonim nate e dite pa polici, pa mjete por me profesionalizem dhe pa urdhra partie.

Por kurre nuk pashe pamje te tilla.

Sot ndjehem i keqardhur per ata qindra banore qe situata i ben te lendohen dhe te bejne vepra penale te renda por dhe prane Policise se Shteti dhe forcave te IKMT qe perballojne nje situate tmerri.

Faji i takon politikes qe e solli ne kete dite”, shkruan ai në rrjetet sociale.

Që prej mëngjesit të sotëm, IKMT dhe IMT të mbështetur nga policia, kanë nisur aksionin për shembjen e banesave te zona e Astirit, në kuadër të projektit për rikonstruktimin e rrugës nga Sheshi Shqiponja deri te mbikalimi pranë Pallatit me Shigjeta. Aksioni është kundërshtuar nga banorët, të cilët janë përplasur me policinë.

Share: