Home KRYESORE Atentati në Durrës, gazetari zbulon pse autorët nuk e dogjën makinën

Atentati në Durrës, gazetari zbulon pse autorët nuk e dogjën makinën

Gazetari Spartak Koka zbuluar detaje të reja në lidhje me atentatin e bërë pasditen e djeshme tek “Mbikalimi i Shkozetit” në Durrës. Në këtë atentat mbetën të plagosur prokurori Arjan Ndoj, Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi.

Gazetari teksa thotë se në atentat kanë marrë pjesë tre persona, shoferi dhe dy që qëlluan me kallashnikov nga dritarja e makinës, rrëfen dhe pse autorët nuk dogjën mjetin e përdorur në ngjarje.

Koka tha se autorët nuk i kanë vënë flakën makinës për shkak se një person i rastësishëm i ka parë dhe ata janë larguar me shpejtësit, duke braktisur mjetin.

“Megjithëse ai ka qenë qëllimi makina e autorëve nuk është djegur sepse ka dalë një person, banor i zonës që iu ka folur dhe iu ka thënë ‘se çfarë po bëjnë’. Ky është automjeti i përdorur nga autorët. Targa AA342 LM është një targë e vjedhur. Dhe mjeti i vjedhur në një qytet të Shqipërisë dhe targat e vjedhura në një qytet tjetër. Kjo tregon se atentati ka qenë i mirëpërgatitur dhe i mirëorganizuar”, tha gazetari Koka./ Opinion.al

Share: