Home Gjeo-Ekonomia Basha: Biznesi në gjendje mbijetese, ja vizioni ynë

Basha: Biznesi në gjendje mbijetese, ja vizioni ynë

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka rinisur sot takimet në kuadër të “Rrugëtimit për Shqipërinë’. Ai është ndalur sot në autostradën Tiranë – Durrës ku po zhvillon një takim me disa nga përfaqësuesit e bizneseve të kësaj zone.

Sipas kreut demokrat klima e biznesit në Shqipëri është më e keqja në Europë.

“Sektori i biznesit në luftë për mbijetesë. Po mbytet nga politikat e gabuara të kësaj qeverie. Kemi klimën më të keqe të biznesit në Europë” tha Basha.

Ai premtoi se një qeveri e drejtuar prej tij do të ulë taksa për të çliruar bizneset.

“Për mua, një biznes i çliruar është vizioni për një biznes të suksesshëm. Ju duhet një qeveri që nuk ua bën jetën më të vështirë por më të lehtë. Ne jemi për taksa më të ulëta dhe ulje të korrupsionit. Ky është në themel të vizionit tonë. Po tregohemi me gisht si qendra e krimit dhe drogës, ne do të punojmë që të tregohemi si qendra e suksesit të ekonomisë dhe biznesit” shtoi Basha.

Nga ana e tyre bizneset shprehën shqetësime për barrën fiskale, veçanërisht për tatim fitimin dhe kostot e prodhimit. Ata kërkuan reformim të inspektorateve, krijimin zonave të lira të biznesit stimul për bizneset që të prodhojnë lëndën e parë tekstile në Shqipëri. /Opinion.al

Share: