Home KRYESORE Basha: Dhuna në ‘Astir’ është e përgatitur nga Rama, kemi një zotim…

Basha: Dhuna në ‘Astir’ është e përgatitur nga Rama, kemi një zotim…

Kreu i demokratëve Lulzim Basha ka akuzuar kryeministrin Rama si përgjegjës për dhunën e ndodhur mëngjesin e sotëm në Unazën e Re mes policisë dhe banorëve.

Sipas tij ky plan i kryeministrit është bërë me qëllim për të çuar në përplasje qytetarët me qëllim vjedhjen në projektin e Unazës së Re.

“Gjendja e tyre vazhdon të mbetet e rëndë. Kam parë disa të moshuar të gjakosur nga dhuna me shkpinj dhe grushte. Gra të lënduar nga përdorimi i gazit lotsjellës. Një pjesë e banorëve nuk janë shtruar në spital. Janë lënduar edhe efektivët e policisë që kanë lënë spitalin. Ky është një bilanc nga një skenar që kishte për qëllim të çonte në gjakosjen e qytetarëve për të fshehur vjedhjen e madhe. Është e rëndësishme të kuptohet se nuk bëhet fjalë për një projekt zhvillimi. Është një projekt vjedhje i denoncuar nga PD. Është një projekt vjedhje. Rama nuk kursen qytetarët”, tha Basha.

Basha nënvizoi se opozita e bashkuar ka një zotim të shkruar në letër se cdo banori në zonën e Astirit do ti kompensojë cdo centimetër katror të pronës së prekur nga ky projekt me vlerën e tregut.

“Është një krim i rëndë kundër qytetarëve. Duke dënuar këtë sjellje kriminale paralajmëroj Edi Rama dhe Erion Veliaj se do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Ata do të përgjigjen para ligjit. I bëj thirrje qytetarëve që synon të zhvendosë vëmendjen nga vjedhja e miliona e eurove tek dhuna. Kemi një zotim politik me shkrim, çdo cm katror i pronë së tyre do të kompensohet me vlerën e tregut me ardhjen e PD në pushtet. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi para ligjit. Nuk do të gëzojnë asnjë qindarkë. Opozita ka qenë dhe është në krah të qytetarëve të Astirit. Opozita ka qenë me ta dhe është me ta. Jemi njësh me ta për të mbrojtur interesin publik. Paralajmëruam se nuk mund të pengojnë vizitën tonë, dhe vetëm atëherë munda të futem brenda”, shtoi ai. /Opinion.al

Share: