Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vizituar banorët e prekur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Shijak, ndërsa thekson se kjo zonë nuk ka marrë vëmendjen e duhur nga institucionet. Kreu i PD-së thotë se situata duket e rëndë, ku qindra banesa janë shkatërruar, ndërsa shtoi se banorët kërkojnë vëmendje më të madhe për situatën ku ndodhen.
Sipas Bashës, nuk duhet harruar se janë edhe zona të tjera të prekura nga tërmeti që duhet të kenë vëmendje, ndërsa përmend Kurbinin, Kavajën e Shijakun.