Home KRYESORE Homazhe në sheshin “Skënderbej”, qytetarët ndezin qirinj për viktimat

Homazhe në sheshin “Skënderbej”, qytetarët ndezin qirinj për viktimat

Shqipëria u goditë nga një tërmeti i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të së martës, i cili la pas dhjetëra viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

Ndërkohë, mbrëmjen e sotme, me qindra qytetarët të organizuar përmes rrjeteve sociale ndezën qirinj pranë heroit tonë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu si homazh për 49 viktimat nga tërmetit shkatërrues.

Mes tyre ishin edhe artistë, ku u vu re kantautori  Alban Skënderaj. Lutjet dhe qirinjtë nuk munguan edhe dy ditë më parë, me shpresën për të pasur sa më pak jetë të marra nga kjo fatkeqësi.

Janë më shumë se 900 persona të tjerë që kanë marrë lëndime nga tërmeti i 26 nëntorit, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme./ Opinion.al

Share: