Home KRYESORE Çfarë është “Dita e beqarëve”, 31 miliardë dollarë fitime për 17 orë

Çfarë është “Dita e beqarëve”, 31 miliardë dollarë fitime për 17 orë

Nëse në SHBA dhe në Europë “black friday” ose “e premtja e zezë” është dita e zbritjeve të çmendura, Kina versionin e saj të uljeve pa kufi.

“Dita e Beqarëve” shënohet çdo vit më 11 nëntor. Thuajse të gjitha qendrat tregtare, dyqanet online dhe kompanitë bëjnë ulje marramendëse të produkteve, që përkthehet në shumë blerje.

Sidoqoftë duket se rekordin për të ardhurat e arkëtuara gjatë kësaj dite, e ka thyer një kompania shitjesh online pasi këtë vit arriti të shesë 31 miliardë dollarë produkte. Kjo shifër gjigante u arrit në më pak se një ditë, 16 orë e 30 minuta.

Tradita e zbritjeve nisi në vitin 2009 si një nismë për të rritur vëmendjen te shitjet online, ndërsa këtë vit më shumë se 200 000 firma morën pjesë.

“Dita e beqarëve” është një festë jo zyrtare, “anti-Shën Valentin”, e cila festohet në Kinë nga personat që nuk janë në një marrëdhënie dashurie./Opinion.al

Share: