Home KRYESORE Çfarë lidhje kanë grupet mafioze shqiptare me vrasjen e gazetares malteze

Çfarë lidhje kanë grupet mafioze shqiptare me vrasjen e gazetares malteze

Gazetarja investigative malteze, Daphne Caruana Galizia, u vra në vitin 2017 në Maltë në një atentat mafioz, pasi poshtë makinës së saj ishte vendosur një sasi eksplozivi.

Në hetimet që vijojnë prej dy vitesh autoritetet kanë identifikuar dy vëllezër të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e gazetares e cila zbuloi disa  skandale korrupsioni të qeverisë malteze.

Sipas asaj që shkruan “Sunday Times of Malta” policia po heton nëse eksplozivi që shpërtheu në makinën e gazetares Galizia e kishte origjinën nga Shqipëria. Hetuesit dyshojnë se dy vëllezërit që kanë lidhje me grupe mafioze shqiptare që veprojnë në Europë e kanë blerë tritolin prej tyre përmes një ndërmjetësi. Gazeta shkruan se dy të dyshuarit kanë edhe rekorde të tjera kriminale, si përfshirje në trafik droge dhe kontrabandë cigaresh.

Ndërkaq deri më tani për vrasjen e gazetares janë arrestuar tre persona, dy vëllezërit George dhe Alfred Degiorgio dhe Vince Muscat. Ky i fundit dyshohet se po bashkëpunon me policinë./Opinion.al

Share: