Nga Eva Idrizllari
Pas renies se regjimit komunist drejtimin e shtetit te Çekise e mori nje disidinet (shkrimtar dhe i burgosur politik).
Nje intelektual qe kishte guxuar ta kundershtonte regjimin komunist, qe ishte denuar per mendimin ndryshe, Vaclav Havel.
Ndersa Shqiperia pas renies se diktatures, #KURREnuk zgjodhi ne drejtimin e shtetit (as si President, as si Kryeminister) nje ish-kundershtar te ish-regjimit komunist,
intelektual disident dhe nje ish-te burgosur politik.
Shqiperia u drejtua nga figura te cilet nuk e kishin kundershtuar asnjehere regjimin e diktatures komuniste,
qe nuk kishin sakrificuar jeten ne burgjet gjakatare politike, por i ishin pershtatur regjimit komunist.
E pra te dashur qytetare te vendit tim (militante, servile, frikacake, sherbetore dhe klloune politike), ky eshte faktori kryesor tregues, pse Shqiperia noton ne keneten e tranzicionit post-komunist. Sepse nuk u distancua kurre dhe nuk e çrrenjosi asnjehere kulturen politike te totalirizmit, ashtu si Çekia.
Perkundrazi, i siguroi vazhdimesine shoqerise se nomeklatures partiake komuniste, nepermjet perzgjedhjes se figurave politike te saj, te cilet jo vetem qe nuk kishin guxuar t’i dilnin kunder regjimit, por i kishin sherbyer me devotshmeri.
Sistemi i ri post-komunist ne Shqiperi nuk eshte veçse nje pseudo-demokraci e ngritur mbi nje mashtrim te madh.
P.S: Dikush duhet t’ia perplase te verteten mbi surrat, kesaj klase politike. Une guxoj.