Home KRYESORE Divorcet më të shtrenjta në histori

Divorcet më të shtrenjta në histori

Jeff Bezos- Mackenzie, 35 miliardë dollarë

CEO i Amazon, Jeff Bezos, njeriu më i pasur në botë u divorcua nga gruaja e tij prej 25 vitesh, MacKenzie. Kjo e fundit përfitoi 25% të aksioneve të Amazon që përkthehet në 35 miliardë dollarë, duke e bërë automatikisht divorcin e tyre më të kushtueshmin në histori.

Dmitry Rybolovlev dhe Elena Rybolovleva, 4.5 miliardë dollarë

Pas një beteje ligjore gjashtë vjetore, miliarderi rus Dmitry Rybolovlev u urdhërua nga gjykatat zvicerane t’i jepte ish bashkëshortes 4.5 miliardë dollarë.

Jocelyn Wildenstein dhe Alec Wildenstein, 3.8 miliardë dollarë

Kur Jocelyn Wildenstein, e njohur në New York për operacionet plastike, u divorcua nga Alec Wildenstein, tregtar veprash arti, përfitoi plot 3.8 miliard dollarë nga ndarja. Sipas tabloidëve amerikanë, ajo gjithashtu u pagua $100 milionë për 13 vitet në vijim.

Bernie dhe Slavica Ecclestone, 1-1.2 miliardë dollarë

Divorci i vitit 2009 mes Bernie Ecclestone, drejtues i një kompanie makinash garash në Britani dhe gruas së tij, modeles sllave Slavica, konsiderohej si një prej më të shtrenjtëve në histori. Është ende e paqartë sa përfitoi ish-bashkëshortja e tij, por përflitet për një shifër mes 1 dhe 1.2 miliardë dollarë.

Steve dhe Elaine Wynn, 1 miliardë dollarë

Steve Wynn, i angazhuar në biznesin e kazinove, akuzuar disa herë për ngacmim seksual, u martua me Elaine-n, dy herë, nga 1963 deri më 1986 dhe nga 1991 deri më 2010. Hollësirat e divorcit u mbajtën të fshehta, por përflitet për 1 miliardë dollardë.

Harold Hamm dhe Sue Ann Arnall, 975 milion dollarë

Harold Hamm, manjat i karburanteve, i dha ish bashkëshortes së tij, Sue Ann Arnall 975 milionë dollarë pas ndarjes./Opinion.al

Share: