Tërmeti i fundit që goditi vendin tonë ka shkaktuar dëmtime në një kompleks pallatesh 12-katësh në Durrës.
Dëmtimet më të shumta, ai i ka marrë nga tërmeti i pasdites së të mërkurës, i cili ishte me magnitudë 5.3 i shkallës rihter.
Ky kompleks pallatesh ka 285 apartamente dhe aty jetonin 150 familje. Nga tërmeti i fundit janë shkëputur pjesa më e madhe e mureve anësore, janë shembur shkallët, ndërsa pallati është anuar.
Fatmirësisht nga dëmet e shkaktuar në këtë kompleks pallatesh nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë një banoret shprehet se; “Ka pasur banorë që herë pas here janë ngjitur në momente të ndryshme, por në momentin e tërmetit nuk kishte në pallat. Ne nuk futemi më aty as për të marrë rrobat”, shprehet një prej banorëve./ Opinion.al