Dy tërmetet e një pas njëshme që tronditën Shqipërinë janë shoqëruar me dëme të mëdha materiale.
Dëmet më të mëdha raportohen në qytetin e Durrësit ku një numër godinash janë krisur dhe njëra është shembur në lagjen 18. Megjithatë nga raportimet paraprake nuk ka viktima.
Disa pallate në zonën e Shkozetit kanë pësuar carje. Po ashtu edhe në Kavajë janë shembur disa godina.
Pas lëkundjeve disa zona në kryeqytet kanë humbur energjinë elektrike, ndërsa disa pallate në zonën e Astirit kanë pësuar dëme të konsiderueshme. /Opinion.al