Home KRYESORE Gjenerali shqiptar pyet Aleksander Vucic

Gjenerali shqiptar pyet Aleksander Vucic

Nga Gjeneral Piro Ahmetaj

Me gjithë sforcon “prapagandistike” tē Presidentit Vuçic, nuk gjej pergjigje dhe ri-përsëris 3 pyetjet për Presidentin, këshilltarët, gjeneralët e Beogradit zyrtar:

  1. Nga cili vend në rajon kërcënohet Serbia ?
  2. Nga cili vend, vende ose Aleancë është e kërcënuar Serbia ?
  3. Dhe pse po armatoset ‘deri në dhëmbë Serbia’ me 18 avjon MiG-29 (ekijvalent me F/35), si sisteme raketash S-3/400, buxhetin 907 million Euro për Vitin 2019, etj???

Si expert me 25 vjet eksperience në NATO, mendoj se 3 pyetjet nuk kërkojnë aftësi gjeopolitike të veçanta (ndriçuara), për t’iu përgjigjur edhe nga qytetarët e thjeshtë ?

Kam më shumë se 5 vjet, që nuk kam marrë pêrgjigje, dhe ripërsëris thirrjen: “Stop- Rikthimit të ballkanit te Armët, projektet famëkeqe dhe mëndjet e ndryshkura”?

Faleminderit, Gjeneral Piro Ahmetaj

Vuçiç pas paralajmërimit amerikan: pse po armatosemi dhe a do marrim S-400 nga Rusia

Date: 6 November, 2019

Serbia vetëm blen vetëm armë mbrojtëse, e nuk do të blejë armë që mund ta vendosin atë nën sanksione, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiç, si reagim ndaj një paralajmërimi amerikan se nuk mund ta marrë S-400 nga Rusi.

“Serbia është duke e armatosur veten sepse është një vend i lirë. Një vend që nga të gjitha anët është i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, me të cilat ne duam marrëdhënie të mira. Por ne nuk do të jemi bambi ata të na gëlltisin”, tha Vuçiç për median shtetërore të Beogradit.

Ai theksoi se kurrë nuk do të lejonte që Serbia të ishte aq e dobët sa në vitet ’90, duke thënë se “nuk mund të jemi aq të dobët sa nuk mund as të mbrohemi.”

Ai thotë se merr vendime të mençura për blerjen e armëve në përputhje me paratë që ka Serbia.

I pyetur nëse Serbia do të blejë raketa S-400, Vuçiç tha se është një armë tërheqëse, por që Serbia nuk ka ndërmend ta përvetësojë atë sepse nuk ka para.

Në mbështetje të këtyre armëve tërheqëse, Vuçiç thotë se kur një vend ka armë të tilla, askush nuk mund t’i sulmojë ata më.

Në të njëjtën kohë, presidenti serbe tha se askush nuk pyeti se çfarë dhe nga kush po blinin armë Kroacia dhe Shqipëria.

“Askush nuk i kërcënon ata kur të blejnë helikopterë e blinda nga Amerika dhe Gjermania”, tha Vuçiç. /tesheshi.com/

Share: