Home KRYESORE “Shengeni Ballkanit”/ Çfarë do të diskutohet sot në Samitin e Ohrit

“Shengeni Ballkanit”/ Çfarë do të diskutohet sot në Samitin e Ohrit

Ditën e sotme do të mbahet samiti i Ohrit, i cili do të bëjë bashkë tre liderët ballkanik, kryeministrin Edi Rama, homologun e tij maqedonas, Zoran Zaev dhe presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në këtë samit do të diskutohet mbi zbatimin e katër lirive të Bashkimit Europian, ku përfshihen lëvizja e mallrave, njerëzve, produkteve dhe shërbimeve. Në agjendën e samitit është parashikuar që në orën 12:00 tre përfaqësuesit e shteteve të zhvillojnë një konferencë të përbashkët, ku do të japin detaje në lidhje me diskutimet që do të zhvillohen në këtë takim.

Në agjendën e samitit është parashikuar që pjesëmarrës do të jenë edhe kryetari i Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës, dhe ministrja e Ekonomisë të Malit të Zi. Kujtojmë që, Kosova ka refuzuar të jetë pjesë e këtij Samiti.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Hashim Thaçi, presidenti i Kosovës, tha se  Kosova nuk mund të marrë pjesë në një samit, në të cilin marrin pjesë shtete, që ende nuk e njohin realitetin e saj.

Kryeministri Rama mbërrit ditën e djeshme në Maqedoninë e Veriut ku u prit atje nga homologu i tij Zoran Zaev. Po ashtu ai u takua dhe me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç. Takimi i parë për “Shengenin e Ballkanit” u zhvillua në Serbi, pak ditë para se Këshilli i Europës të shprehte qëndrimin e tij ndaj çështjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut./ Opinion.al

Share: