Home KRYESORE Historia e dhimbshme e nenes nga Kukesi ne Angli!

Historia e dhimbshme e nenes nga Kukesi ne Angli!

Nga Sevim Arbana

Para pak ditësh, ne ‘Historia ime’, emisioni i ri nën drejtimin e gazetares së njohur dhe profesioniste Mirela Milori, u trajtua nje histori rrënqethese, të cilën më duhet ta ritregoj shkurtimisht, në mënyrë qe dhe ato mendje patriarkale, maskuliste , ata qe penalizojne dhe anatemojne femrat, ta degjojne me kujdes.

Në jetën time si aktiviste dhe në mbrojtje e kauzes së grave e vajzave, kam pare, prekur, ndjekur dhe trajtuar qindra histori rrenqethese. Po historia e Blerinës, tejkalon keto histori, pasi behet fjalë per një vajzë te brishtë, pa ëndra, pa zë, te cilën familja e saj e mirë(po serish viktimë e mentaliteteve)e marton me mblesëri, me dëshiren e mire qe vajza do kish nje jete tjetër, diku, larg, në njē vend që shumë e kane ëndērr.

Degjojeni historine, e cila ka vetem te verteta.

Blerina Sula , nje vajze e re, familja e se ciles kish levizur nga Kukesi ne Kamez, martohet nga prinderit me nje djale kuksian, Naim Muça, emigrant ne Angli dhe nenshtesat anglez, i rregjistruar si kosovar.

Pas nje dasme te bukur tradicionale, Blerina niset per ne Londer, me dokumenta fallco si italiane.

Blerina e dinte qe me pare, qe bashkeshorti kish qene i martuar me nje angleze , me te cilen kish dhe nje vajze, po sipas tij,ai ish ndare me te.

Sapo fillon jeta martesore, fillojne perplasjet me Naimin, gruan, e cila vinte ne shtepi dhe bente skandale me bashkeshortin, rrihej e ziheshin,dhe nderkohe Blerina strukej nga frika e situates së saj.

Naimi ndahet me gruan, po nderkohe dhuna ndaj Blerines rritej çdo dite.

Me lindjen e djalit te pare, Bleron, Blerina mendon,qe Naimi do ndryshonte.

Kur Bleron ishte 6 muajsh, Blerina pret femijen e dyte.Lindi djali i dyte,qe e quajtën Meison.

Kur Maison ishte 2 muajsh, Naimi i ve thiken ne gryke, ne sy te dy femijve.

Blerina rremben femijet, largohet nga shtepia, pa asnje dokument, pasi gjithçka qe kish, ishte nen kontrollin e burrit dhunues. Dorezohet ne polici dhe denoncon dhunen.

Ketu fillon odiseja dhe absurdi i procedurave qe perfundojne ne menyre tragjike.

Me femijet 1 vjeç dhe 3 muajsh, arrin te qendroje ne nje hotel, e akomoduar atje nga socialja,per muaj me radhe ne kushte te veshtira. Me pas , Home Office, i merr femijet ,me preteksin qe Blerina s kish mundesi e sapo ajo te gjente mundesite ekonomike, ata do ia kthenin.

Ne kushte te renda psikologjike endet vendeve ku e strehon shteti, rebelohet per femijet, arrestohet tre dite per revolten qe beri para policise, dhe serish degohet ne një kamp ku mbahet larg femijeve per nje kohe te gjate.

Nderkohe, gati nje vit, s kish asnje lajm, asnje kontakt me femijet dhe me asnje nenpunes te policise apo Homo Office.

Dhe nje dite , papritur, disa police, e lidhin kembe e duar, e marrin ne krahe me force dhe e hypin ne avion,ku dhe aty qendron e lidhur kembe e duar, si nje kriminele e rrezikshme, terroriste dhe njeri me rrezik ta larte.

Pa asnje dokument, pa asnje vendim, pa asnje arsye, pasi ia rrembyen femijet 1 vjeç dhe tjetrin 3 muajsh, ndodhet ne Tirane, prane familjes se traumatizuar, rende psikologjikisht dhe e semure nga stresi dhe gjithçka i kish ndodhur.

Keshtu , pas nje kohe te shkurter, Blerina troket ne dyert e shoqates sone.

Ketu fillon historia jone, e cila do kete nje rruge relativisht te gjate, po rruga jone dhe e Blerines, eshte e drejte.

Per me shume se një vit, tentuam te marrim një informacion nga Ambasada Angleze ne Tirane.

Heshtje.

Pas nje letre te hapur ne rrjetet sociale, drejtuar Ambasadorit Anglez, ky i fundit pergjigjet , duke na premtuar se kjo çeshtje do te kete prioritet e do te ndiqet nga Ambasada Shqiptare ne Londer.

Me gjithe emailet, mesazhet dhe tentativat, Ambasadori yne Qirko, s ‘denjoi te jape as formalisht nje pergjigje.

Ne ditet ne vijim, do tentojme Ministren grua te Drejtesise, Znj Etilda Gjoni, tek e cila besojme se do gjejme mbeshtetje per rrugen qe duam te ndjekim.

Avokati i Popullit, Znj Erinda Ballanca, do jete gjithashtu nje nga dyert qe ne do trokasim.

Dhe Amnesty International,Londer.

Nena kerkon vetem femijjet.

Blerina-nënë, Blerina vajze, eshte nje grua e mrekullueshme.

Dashuria dhe kujdesi i saj , jane siç eshte dashuria e nenes per femijen.

Babai dhunues vazhdon dhunen. AI nuk denjon qe femijet te shohin nene permes skype-it.

Letrat dhe dhuratat e Blerines per femijet jane bere kartolina, me idene qe nje dite femijet do kuptojne dhimbjen e gjate te nenes

Une i kam premtuar Blerines qe do i shikoje e perqafoje femijet e saj dhe kjo eshte sfide dhe lufte per te drejten, te verteten dhe dashurine e perbotshme, te perjetshme, siç eshte dashuria e nenes per femijet

Blerina, sot ne prag te Diteve Nderkombetare Kunder dhunes Ndaj Grave, eshte simbol i luftes sone kunder dhunes ndaj grave

Share: