Home KRYESORE I ftohti polar pritet të godasë Evropën

I ftohti polar pritet të godasë Evropën

Evropa pritet të goditet nga një valë e të ftohtit polar, në fillim të muajit dhjetor. Sipas parashikimeve, ajo do të shkaktohet nga një ngrohje e papritur e stratosferës, që shtyn ajrin e ftohtë nga Poli i Veriut, më tej në jug drejt Evropës – dhe madje mund të arrijë në pjesë të Afrikës së Veriut.

Kjo ngrohje e papritur e stratosferës rreth Siberisë, gjithashtu potencialisht mund të destabilizojë të ashtuquajturën vorbull polare, një fenomen që mban ajrin e ftohtë afër Rrethit Arktik.

Sipas parashikimeve të mësipërme, episodi do të jetë relativisht i shpejtë, dhe do të pasohet nga temperatura më të larta se ato normale për sezonin e dimrit në Evropë.

Ndërkohë, një stuhi tjetër që udhëton nga Atlantiku mund të pritet këtë fundjavë.
Stuhia me pseudonimin “Cecilia” pritet të sjellë shi, erëra të forta dhe valë në Cantabrian dhe Mesdhe, në Francë dhe Spanjë./ Opinion.al

Share: