nga Armir Shkurti
- Alo Gimo! Hec pim kafe se u bo koh pa pi!
- S’dal dot Mulo. S’jom n’terezi
-Hec mër leni llafet, se ke kafja e Bimit do ulena - Jo jo! S’jom n’terezi sot…
- Po ça ke mër vlla?
- Po ja…içik i mërzit…
- Po pranej pra! Hec bojm içik gallat
- S’më lejn as kta të shpis
- Ik ere se le nom! 40 vjeç burri e s’e le shpija!
- Po kon hallin tim se m’dhem koka
- Pi aspirin se t’kalon!
- M’ka thon doktori mos me mor aspirin se mund holloj gjakun e kom hemorragji…
- Mir at’here. Po vij un ke shpija jote…
- Mos u lodh kot se ka 1 jav që shpija mu dogj.
- Ça thu me!? Po a shpëtut?
- Po po! Të gjith’. Vetëm nona u dogj. Baba – rafmet past – shpëtoi mirë. E kapi n’ koh ene zbriti me vrap.
- Po pse thu ” rafmet past”?
- Se i shkreti ishte me zemër. Nga frika dhe vrapi i pushoi zemra sa doli n’oborr.
- Mos mor ça m’the! Po ti si shpëtove?
- U hodha nga ballkoni. Shpëtova mirë. Kam çarë kokën, kam thy dy komët dhe nji krah dhe shtyllën e kurrizit. Po nuk ka rrezik për jetën – tha doktori – vetëm do ngelesh i paralizum…..Pranej s’dal dot sonte vllai për kafe!