Home KRYESORE Kush është gjyqtari që i dogjën makinën, akuzat për korrupsion

Kush është gjyqtari që i dogjën makinën, akuzat për korrupsion

Gjyqtarit të Shkodrës, Andi Ymeri, i dogjën makinën e tij tip “Benz”, gjatë mensatës mes të dielës dhe të hënës.

Ngjarja u shënua në afërsi të Kishës Françeskane, ku dyshohet se dy persona e lyen mjetin me benzinë dhe i vunë zjarrin, çka bëri që për pasojë flakët të përfshijnë edhe një mjet tjetër që ishte parkuar pranë tij.

Po kush është gjyqtari Andi Ymeri? Në vitin 2014, gjyqtari është denoncuar nga emisioni “Fiks Fare” se bashkë me gjyqtarin Ken Dhima kishin marrë 2 mijë euro për të lëruar nga burgu një të dënuar me iniciale P.N., nëpërmjet avokatit të tij Ndrek Rukës.

Asokohe dolën edhe bisedat mes gjyqtarit dhe të dënuarit, ku avokati pretendonte se gjyqtari kishte marrë paratë.

Jo vetëm kaq, por pak më vonë një i dënuar me 21 vite burg në burgun e Shënkollit, Gentian Hoxha, denoncoi se gjyqtari Ymeri i kishte kërkuar 25 mijë euro që ti rihapej çështja.

Por pavarësisht hetimeve të nisura ndaj gjyqtarit, Ymeri vijoi detyrën normalisht.

JavaNews/a.r

Share: