Home KRYESORE “Kushtetuesja”/ Meta publikon letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me kujdes

“Kushtetuesja”/ Meta publikon letrën drejtuar Ruçit: Ta lexojnë me kujdes

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka publikuar ditën e sotme letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi mbi zgjedhjen/emërimin e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

Meta u jep edhe një këshillë deputetëve që ta lexojnë me durim dhe kujdes letrën në fjalë.

“Duke vlerësuar rëndësinë e jashtëzakonshme që ka ngritja sa më parë e Gjykatës Kushtetuese, vetëm në respekt të Kushtetutës, e cila ndan përgjegjësitë dhe radhën e ushtrimit të këtyre përgjegjësive nga secili institucion, po ju bëj publike letrën drejtuar Kryetarit të Kuvendit, z.Gramoz Ruçi për këtë çështje mjaft të rëndësishme.

Po kështu, është e domosdoshme që këtë letër ta lexojnë me durim dhe kujdes, të gjithë deputetët përpara se të ushtrojnë përgjegjësitë e tyre”, shkruan Meta.

Teksa referohet ligjit për të emërimeve të anëtarëve të Gjykatës kushtetuese, Meta ka theksuar “KED nuk paraqet asnjë të dhënë që të shpjegojë arsyet e dërgimit të të dy listave njëherazi apo shkaqet e vonesës së dërgimit të dy listave njëherazi me një javë diferencë pranë Kuvendit.

Letra e plotë këtu.Opinion.al

Share: