Home KRYESORE “Kushtetuesja”,Soreca:Lini konfliktet, ngrini një institucion të besueshëm

“Kushtetuesja”,Soreca:Lini konfliktet, ngrini një institucion të besueshëm

Ambasadori i Bashkimit Europian, Luigi Soreca, ka folur në lidhje për plasjen mes Presidencës dhe Qeverisë për emërimet të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Në fjalën e tij gjatë hapjes së shkollës së Integrimit Europian. Soreca i ka bërë thirrje politikës shqiptare duke thënë se të lënë mënjanë konfliktet dhe të ngrenë një institucion të besueshëm.

Ambasadori i BE tha se palët duhet të arrijnë dialogun mes tyre dhe ndërsa kërkoi që partitë politike dhe të përmbyllin sa më shpejt edhe paketa me ndryshimet për reformën zgjedhore.

“Të gjithë duhet të investojnë për të arritur një kompromis politik. Është për të mirën e Shqipërisë. U bëjmë thirrje të gjithë institucioneve në Shqipëri të lënë mënjanë konfliktet sa i përket Gjykatës Kushtetuese dhe të ngrenë një institucion të besueshëm. Reforma zgjedhore është një tjetër aspekt i rëndësishëm. BE kërkon rezultate konkrete në këtë drejtim. Sa më shpejt të jetë e mundur të përmbyllet paketa e reformës zgjedhore, BE do të investohet me kapacitetet më të larta teknike,”-tha Soreca./ Opinion.aL

Share: