Home KRYESORE Meta do të kërkojë takim me kryetarët e partive të larguar nga...

Meta do të kërkojë takim me kryetarët e partive të larguar nga Parlamenti

Presidenti i Republikës Ilir Meta do të kërkojë takim me kryetarët e partive që kanë braktisur Parlamentin dhe dogjën mandatet e deputetit në shkurt të vitit 2019.

Lajmin e bëri të ditur këshilltari i tij për mediat, Tedi Blushi , i cili u shpreh se ky takim është në vazhdën e disa masave dhe  vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës.

“I pyetur nga gazetarët lidhur me një lajm që qarkullon në media për një sërë nismash dhe vendimesh shumë të rëndësishme që do të ndërmarrë në ditët në vijim Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta, Këshilltari për Mediat dhe Zëdhënësi z.Tedi Blushi bën me dije se:

Presidenti Meta do të kërkojë takim me të gjithë kryetarët e Partive Parlamentare që braktisën Kuvendin në shkurt 2019, për të diskutuar lidhur me situatën dramatike ku ndodhet vendi. Padyshim do të ketë edhe të tjera inisiativa, vendime dhe takime shumë të rëndësishme!,”-përfundon Blushi./Opinion.al/

Share: