Home KRYESORE Meta padit Ardian Dvoranin: Bëri akte mafioze, ja për çfarë e akuzoj

Meta padit Ardian Dvoranin: Bëri akte mafioze, ja për çfarë e akuzoj

Kreu i shtetit u shpreh se ka gati padinë dhe paralajmëron se do të bëjë të hënën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

TPresidenti i Republikës Ilir Meta ka vendosur të kallëzojë penalisht tek Prokuroria e Krimeve te Rënda, kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranin. Kreu i shtetit u shpreh se ka gati padinë dhe paralajmëron se do të bëjë të hënën kallëzim penal ndaj kreut të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi Ardian Dvorani.

“Dëshiroj t’ju bëj të ditur vendimin tim si president i republikës dhe kryetar i shtetit për të paraqitur ditën e hënë kallëzim penal si president i republikës kundër zotit Ardian Dvorani me detyrë kryetar i KED, me adresë Gjykata e Lartë Tiranë. Unë president i Republikës dhe Kryetar i Shtetit akuzoj Ardian Dvoranin për këto vepra penale:
-shpërdorim detyre dhe përvetësim i titullit apo detyrës shtetërore. Baza ligjore Kushtetuta e RSH.


Të nderuar zonja dhe zotërinj prokurorë, presidenti i republikës në cilësinë e kreut të shtetit, sipas ligjit për GJykatën Kushtetuese dhe organet në sistemin në drejtësi ka ndjekur procesin e funksionimit të reformës në drejtësi. presidenti në vijimësi ka bërë htirrje kundrejt të jgithë institucioneve të përfshira në proces në respektimin e Kushtetutës dhe Ligjit.

Unë presidenti i Republikës akuzoj Dvoranin për këto vepra penale, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘përvetësim titulli apo detyre shtetërore’. Baza ligjore, Kushtetuta e Shqipërisë dhe Kodi Penal’, deklaroi presidenti Ilir Meta.

(A.M. Dosja.al)

Share: