Home KRYESORE Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe sizmiologu udhëtojnë drejt Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë dhe sizmiologu udhëtojnë drejt Shqipërisë

Ministri i Jashtëm i Greqisë, Niko Dendias dhe sizmiologu Efthymios Lekkas do të udhëtojnë urgjentisht për në Tiranë.

Sipas CNN grek, Dendias dhe Lekkas do të vijnë në Shqipëri për të parë nga afër pasojat e tërmetit shkatërrimtar.

“Me udhër të Kryeministrit, Greqia do të ofrojë ndihma të menjëhershme për Shqipërinë pas pasojave të shkaktuara nga tërmeti që goditi vendin”, shkruan ministri Dendias në Twitter.

Sizmologu grek Lekas, është shprehur se epiqendra ku ra tërmeti është nga zonat kë aktive në Shqipëri. Ai do të shoqërohet nga dy kolegët e tij Spyros Mavroulis dhe Panagiotis Karydis. /Opinion.al

Share: