Tërmeti me pasoja shkatërruese që tronditi Shqipërinë ka shkaktuar deri tani tre viktima.
Informacioni konfirmohet zyrtarisht nga Ministria e Mbrojtjes.
Një viktimë është raportuar në Kurbin, ndërkohë që dy viktima janë gjetur nën rrënojat e pallatit në Thumanë.
Ndërkohë raportohet se të lënduar kanë mbetur qindra qytetarë të cilët kanë marrë ndihmë në spitale. /Opinion.al