Home KRYESORE Moti i keq, përmbyten rrugët në Durrës

Moti i keq, përmbyten rrugët në Durrës

Dita e hënë ka nisur me reshje shi të cilat kanë sjellë problem në disa zona të vendit. Në qytetin e Durrësit disa rrugë janë përmbytur duke vështirësuar kalimin e banorëve.

Nën “sundimin” e ujit ndodhet rruga pranë zjarrfikëses në qytetin e Durrësit. Siç shihet dhe në foto, fëmijët me këmbët tërësisht në ujë, shihen kur kalojnë rrugën e përmbytur, ndërkohë që do të qëndrojnë në shkollë deri në orët e mesditës.

Screenshot_4
Screenshot_4
Screenshot_3
Screenshot_2
Screenshot_3
Screenshot_1

<►>

Edhe pse rikonstruksioni i rrugës, përfshirë kanalizimet, përfundoi këtë vit, kjo nuk i ka dhënë zgjidhje përmbytjeve.

Zona ka qenë gjithnjë problematike, duke u përmbytur sa herë që ka shira, por edhe investimi i fundit, që mesa duket nuk është realizuar siç duhet, nuk e ka ndryshuar për mirë situatën./ Opinion.al

Share: