Home KRYESORE Ndryshime në Kushtetutë, paralajmërimi i Bashës për mazhorancën

Ndryshime në Kushtetutë, paralajmërimi i Bashës për mazhorancën

Paralajmërimit të përfaqësuesve të mazhorancës se mund të ketë ndryshime në Kushtetutë, lideri demokrat Basha i është përgjigjur se nëse ndodh do të ketë përballje mbarëkombëtare me një grupimin popullor më të madh në histori sipas tij.

Tentativat për të kapur Gjykatën Kushtetuese apo përmendja e nismave skandaloze për ndryshime kushtetuese për t’i dhënë një partie, që po rri paligjshmërisht në pushtet me ndihmën e bandave kriminale, kompetencën e insitucioneve të tjera kushtetuese, vërtetojnë faktin se për pushtet Edi Rama është gati të bëjë gjithçka, siç ka bërë gjithçka. Por harron se do të ketë përballë një popull të tërë, do të ketë përballë një bashkim të vendosur dhe më të madhin në historinë e shqiptarëve, më të madhin në numër se ansjëherë më parë kundër tij dhe kundër planit ogurzi për të zhbërë themelet e bashkejetesës kushtetuese demokratike. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur Kushtetutën, për të mbrojtur demokracinë e vendit. Në fillim të dhjetorit do të kemi gati propozimet ligjore për reformën zgjedhore, të cilat do të shpallen edhe publikisht. Ne nuk do të pranojmë zvarritjen e reformës zgjedhore si një alibi të Edi Ramës, por do ta miratojmë sa më shpejt, mundësisht, brenda këtij viti, për t’i hapur rrugë menjëherë zgjedhjeve të lira e të ndershme, që janë artikuluar si kusht për negociatat dhe si rruga e daljes së vendit nga kriza., tha Basha.

Sa i përket thirrjes së presidentit për referendum Basha tha se ishte plotësisht dakord duke theksuar se kjo është një nga 5 pikat e programit të PD-së për nxjerrjen e vendit nga kriza.

Patjetër që mbështesim referendumi, është një nga 5 pikat e PD-së. Unë jam angazhuar tash dy vjet e gjysmë, një mekanizëm i demokracisë direkte“, tha Basha.

Tubimin e paralajmëruar nga Presidenti Meta në 8 dhjetor, kreu i opozitës e mbështeti duke thënë se mirëpret çdo kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Presidenti ka lajmëruar nisjen e një dialogu të tij me shqiptarët, Do ishte këshilla ime për të gjithë përfaqësuesit të komunikojnë me qytetarët. Mirëpres çdo kontakt të drejtpërdrejtë të qytetarëve”, tha Basha. /Opinion.al

Share: