Home KRYESORE Ngërçi në Kushtetuese, Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme

Ngërçi në Kushtetuese, Kuvendi nesër seancë të jashtëzakonshme

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet nesër në një seancë të jashtëzakonshme në orën 10:00, për situatën e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Procesi i zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese është futur në një ngërç nga konflikti mes Presidencës dhe Ligjvënësit.

Presidenti Meta dekretoi dje Marsela Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Por për vendin e saj është miratuar edhe kandidatura e Arta Vorpsit. Kjo e fundit ishte renditur e para në listën e dorëzuar nga KED-ja dhe u shpall e emëruar automatikisht pasi sipas Kuvendit dhe KED-së, Presidenti ezuroi afatin prej 30 ditësh për tu shprehur për zgjedhjen e tij. Ditën e sotme Arta Vorpsi u betua para një notereje për të marrë detyrën e saj. Ky veprim ka ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me besueshmërinë e procesit pasi sipas ligjit anëtarët e Gjykatës Kushtetuese duhet të marrin detyrën pas betimit tek Presidenti.

Ky i fundit akuzoi kreun e KED-së dhe qeverinë se kanë shkelur Kushtetutën në këtë proces. /Opinion.al

Share: