Home KRYESORE “Nuk kam varësi nga politika”, Arta Marku përfundon intervistën në KLP

“Nuk kam varësi nga politika”, Arta Marku përfundon intervistën në KLP

Këshilli i Lartë i Prokurorisë intervistoi sot kandidaten për Prokuror të Përgjithshëm, Arta Marku.

Gjatë përgjigjeve të saj Marku nënvizoi faktin se detyrën aktuale të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme e ka kryer në një gjendje të kufizuar kompetencash.

Ajo shtoi se ka “vepruar në një terren pa institucione për një vit”, duke shtuar se nëse do të zgjidhet për mandatin, “sfidat do të jenë të mëdha”.

Pyetjes nëse do ti rezistonte dot presioneve politike ajo iu përgjigj duke marrë si shembull rastin e fundit të kryebashkiakut të Vorës për të treguar se nuk ndikohet nga politika.

“Jam anatemuar për të kudnërtëtn sa here ka pasur një rast publik. Më duhet tu përmend rastin për një vendimmarrje në sektorin e dekriminalizimit për kreun e Bashkisë Vorë. Nuk është tregues i vogël dhe nuk është tregues i një varësie politike aq më tepër që unë isha në periudhë kandidimi e zgjedhje. Praktika që unë kam bërë këto dy vjet, nëse unë i kam trajtuar e pavarur nga politika, kur isha e përkohshme, duke pasur një mandat është më e thjeshtë”, tha ajo.

Anëtarët e KLP-së e pyetën zonjën Marku edhe për takimet me kryeministrin Rama të cilave ajo iu përgjigj se janë bërë në kuadër të protestave të dhunshme dhe jo të llogaridhënies pasi ekzekutivi nuk e ka këtë kompetencë ndaj prokurorisë.

“Ka patur disa takime me Edi Ramën. Dhe qëllimi i këtij takimi që ju i referoheni ka të bëjë me protestat e dhunshme në atë periudhë. Nuk ka një marrëdhënie të tillë mes kreut të ekzekutivit dhe Prokurorit të Përgjithshëm, por situata emergjente që vinte nga dhuna e ushtruar ndaj institucioneve çoi në këtë takim. Unë kam punuar në kushtet e një presioni të madh politik dhe mediatik. Unë kam dëshmuar mjaftueshëm se nuk kam varësi nga politika”. /Opinion.al

Share: