Home KRYESORE Pas takimit me Metën, Bashës i shkon në zyrë ambasadori i BE-së

Pas takimit me Metën, Bashës i shkon në zyrë ambasadori i BE-së

Pas takimit të zhvilluar mëngjesin e sotëm me presidentin Ilir Meta, kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka shkuar në zyrë ambasadori i BE, Luigi Soreca.

Takimi vjen pas deklaratës së Bashës, i cili tha më herët se vendi duhet të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare dhe vendore.

Po ashtu, Basha ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke thënë se po punon për kapjen e Gjykatës Kushtetuese si dhe sistemit të drejtësisë në tërësi.

“Në takimin me Metën u njohëm me provat tronditëse të ndërhyrjes së Ramës në Reformën Zgjedhore dhe në emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Qëllimi i vetëm i këtij kryeministri është kapja e institucioneve të drejtësisë dhe Gjyktës Kushtetuese.
Aleatët dhe PD e kanë quajtur këtë një grusht kushtetues dhe një provë më shumë që me këtë qeveri reforma në drejtësi është e kapur”, tha Basha./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Share: