Home KRYESORE Pasi ai u be kryetar edhe me votat e shqiptarëve, ska më...

Pasi ai u be kryetar edhe me votat e shqiptarëve, ska më nevojë per ta!

Nga Emin Azemi

Injorimi qe i behet flamurit shqiptar nga ana e autoriteteve komunale te Kumanoves, paraqet injorim te mbi 30 per qind te shqiptarëve qe jetojnë ne kete qytet. Kryetari i tanishem i Kumanoves, ashtu si edhe pararendesit e tij, ka qene shume aktiv ne grumbullimin e votave prej shqiptareve. Pa votat e shqiptarëve ai do te vazhdonte te ngelë nje aktivist i rendomt i LSDMsë.

Tash çka ndodhi?

Pasi ai u be kryetar edhe me votat e shqiptarëve, ska më nevojë per ta.
Ska nevoje as per flamurin e tyre.

Si duket ai eshte i bindur se shqiptaret serish do te votojne ne zgjedhjet e radhes per partinë e tij.

Ai dhe partia e tij i perdorin shqiptarët si guraleca peshoreje per ta ‘ushqyer’ kantarin e epersise elektorale kunder rivalëve te VMROsë.

Te gjithe ata qe nuk jane bindur per kete, le ta shikojne ballkonin e Komunes se Kumanoves, aty ku flamuri shqiptar jo vetem qe injorohet por shqiptaret anashkalohen si popullate e konsiderueshme e ketij rajoni.

Politika e barazise ne mes te qytetareve nuk buron vetem prej tabelave dygjuhesore neper disa institucione qendrore. Kjo barazi eshte me substanciale dhe ate duhet ta ndjejne dhe ta prekin nga afer qytetaret ne vendbanimet ku jetojne.

Ne Kumanove, shqiptaret kete ndjenje nuk mund ta kenë, sepse Kryetari dhe Asambleja komunale kane vendosur qe ne kete komune te respektojne vetem serbet dhe turqit. Sipas autoriteteve te qytetit te Kumanoves, shqiptaret e kesaj komune jane inekzistent, jane UFO.

Kumanova vazhdon te jete nje vendbanim ku shqiptaret autoktonë vazhdojne ta ndjejnë refuzimin nga ana e autoriteteve.

Ne 500 vjetorin e themelimit te ketij qyteti jane ftuar te marrin pjese yje te ndryshme te estrades qe do te kendojne ne shume gjuhe, perveç gjuhes shqipe, sepse nuk eshte ftuar asnje kengetar shqiptar.

Pjeset e banuara me maqedonas dhe shqiptare, qe i ndane rruga ‘Bajram Shabani’ , kane nje zhvillim asimetrik infrastrukturor, ekonomik e social. Ne pjeset e banuara vetem me maqedonas (Sokollana, rajoni rreth Salles se sportit ne drejtim te Ujit te tharte, lagjet Zeleni Rid, Banovo Trlo, qendra e qytetit, parku dhe korita e lumit afer Tush Marketit)

Komuna e Kumanoves per çdo vjet alokon buxhete kolosale, nderkohe qe pjeset e banuara me shqiptare, ngelin geto te izoluara dhe te pazhvilluara, ku shteti eshte i pranishem vetem permes taksave komunale, gjobave dhe faturave marramendese te EVNse. Ne pjeset e banuara me shqiptarë nuk ka transport urban, nuk ka çerdhe, nuk ka shkolla te mjaftueshme, nuk ka tregje dhe hapesira te gjelberta, nuk ka vende rekreimi , nuk ka parkingje etj. etj.

Por, ka rrugica te ngushta pa trotuare e te pandriçuara , ka ujesjelles e kanalizim i cili riparohet vullnetsrisht nga banoret lokalë, ka kaos urban dhe kaos trafiku qe askush nuk e menaxhon, ka substandard qe ta perkujton ndonje lagje te braktisur ne filmat e Hiçkoku, ka parregullsi dhe shume mbetje rurale qe te fut ne dileme nese po jeton ne qytet apo ne fshat.

Kjo eshte Kumanova e kontrasteve dhe idiotizmave qe i servon politika e pabarazise.
Krejt ne fund….

Cila eshte pergjegjesia e pellazgo-ilirëve tanë qe merren me politike te vockel lokale dhe ata qe merren me politika globalizuese ne nivel qendror?

Si iu duket atyre Kumanova nga kolltuqet e tyre te buta e te ngrohta?!
(e.a)

Share: