Home KRYESORE Përfundon takimi mes Metës dhe opozitës jashtëparlamentare

Përfundon takimi mes Metës dhe opozitës jashtëparlamentare

Ka përfunduar takimi mes Presidentit Ilir Meta dhe  opozitës jashtëparlamentare.

Takim cili u zhvillua në ambientet e Presidencës, zgjati në 90 minuta, ndërsa mësohet se në fokus të diskutimeve ka qenë situata politike,  procesi i ngritjes së Gjykatës Kushtetuese, si dhe Reforma Zgjedhore.

Për më shumë detaje rreth këtij takimi, pritet që Presidenti Meta dhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, të bëjnë një reagim për mediat.

Mësohet se Lëvizja Socialiste për Integrim përfaqësohet në këtë takim nga Petrit Vasili dhe jo nga kryetarja Monika Kryemadhi, e cila është edhe bashkëshortja e presidentit.

Tri ditë me parë, Presidenti Meta iu drejtua me një ftesë krerëve të partive opozitare jashtë parlamentit, ku i ftonte në një takim urgjent lidhur me krizën politike në vend.

“Nisur nga situata dramatike, në të cilën ndodhet vendi dhe pasojat e saj të papranueshme, ju ftoj juve dhe të gjithë kryetarët e Partive të Opozitës së Bashkuar në një takim, në një kohë sa më të shpejt”, thuhej në ftesën që Meta u dërgoi krerëve të partive të opozitës së bashkuar./Opinion.al

Share: