Home KRYESORE Qetësojnë sizmologët: Nuk ka vend për panik. Flet edhe profesori serb

Qetësojnë sizmologët: Nuk ka vend për panik. Flet edhe profesori serb

Lëkundjet e tërmetit kanë vijuar edhe këtë të enjte. Dy lëkundje 5.1 dhe 4 ballë janë ndjerë mesditën e sotme. Sizmologët Llambro Duni dhe Rexhep Koçi kanë shpjeguar se ato janë pasgoditje të tërmetit 6.4 ballë të tërmetit që goditi Shqipërinë mëngjesin e së martës dhe janë gjithmonë të një shkalle më të ulët se lëkundja e parë.

Ndërkohë profesori serb Dragan Milovanovic tha për radio televizionin shtetëror serb se tërmetet që pasuan tërmetin e mëngjesit të së martës në Shqipëri, kanë qetësuar tokën. “Më e keqja ka kaluar”, thotë Milovanovic.

Ky proces ka vazhduar për qindra miliona vjet, dhe ne jemi pjesë e një hapësire që shkon nga Alpet në Himalajet, me një pllakë afrikane poshtë nesh, tha ai, duke shtuar se është një hapësirë potencialisht e përshtatshme për tërmete dhe vullkane.

Ai shtoi se kjo është një hapësirë për tërmete me intensitet mesatar, dhe deri tani ka treguar se priten tërmete të tilla. Ai tregoi se ato nuk ishin ciklike dhe se kjo nuk mund të parashikohej, dhe se ishte një proces që po ndodhte mbi njëqind kilometra, mijëra kilometra në gjatësi./ Opinion.al

Share: