Home KRYESORE Rama prezanton sot paketën “Anti-KÇK”, çfarë masash parashikohen

Rama prezanton sot paketën “Anti-KÇK”, çfarë masash parashikohen

Kryeministri Edi Rama pritet të prezantojë sot paketën ligjore e cila parashikon masa të rrepta në luftën kundër krimit të organizuar dhe kriminelëve të rrezikshëm të cilët kanë mundur ti shpëtojnë drejtësisë.

E quajtur nga kryeministri pakte “Anti-KÇK” pritet që ti shtrijë efektet e saj jo vetëm te kriminelët por edhe tek gjyqtarët dhe prokurorët të cilët sipas kryeministrit kanë ndihmuar në lirimin e personave problematikë.

“Një mekanizëm i ri me fuqi speciale kundër krimit e korrupsionit. Falë ndihmës së ekspertëve të huaj të klasit të parë në luftën kundër terrorizmit, mafies e krimit të organizuar, ky mekanizëm do shkatërrojë themelin e foleve të krimit”,njoftoi Rama një ditë më parë.

Ende nuk kanë dalë detaje konkrete mbi ato se cfarë do të propozojë kjo paketë ligjore por Ministri i Brendshëm Lleshaj, teksa ishte i ftuar në emisionin Opinion tha se ndryshimet e reja ligjore do ti japin më shumë kompetenca policisë.

“Ne po ndryshojmë rrënjësisht legjislacionin që mundësitë e policisë për të sekuestruar të jenë shumë më të larta. Po pajisim policinë me kompetenca ë fushën e sekuestrimit, përgjimit, fushën e vendndodhjes. Po i japim kompetenca të mëdha në fushën e përdorimit të aseteve se është puna e financimit.”, tha ministri Lleshaj.

Ndërkaq, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha tha se kjo nismë është përpjekja e fundit për të bllokuar SPAK-un dhe BKH-në. Në bashkëbisedimin me gazetarët, Basha tha se ky do të jetë si projekti ku Rama “donte të vinte Saimit Tahirin  komandat i SPAK dhe BH” i cili është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese. /Opinion.al

Share: