Home KRYESORE Rëndohet bilanci i viktimave, Ministria e Mbrojtjes publikon listën

Rëndohet bilanci i viktimave, Ministria e Mbrojtjes publikon listën

Numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti, që goditi vendin të martën vijon të rritet, duke arritur në 47 persona. Mes viktimave deri tani janë 7 fëmijë, dhe 19 gra.

Ndërsa ende nuk ka një bilanc të dëmeve material, lëkundjet e herëpashershme, shpesh dhe të forta, vazhdojnë të mbajnë gjallë frikën. Deri në mesditë janë regjistruar mbi 830 të tilla

Operacionet e kërkimit që vijuan gjatë gjithë natës dhe ditës së sotme në Thumanë e Durrës, e rënduan dhe më tej bilancin e dhimbshëm të viktimave. Të patën 12 trupa u nxorën nga rrënojat e pallateve dhe banesave të shembura plotësisht. Në Thumanë, ku u shënuan 23 të vdekur, tani nuk ka më për çfarë të kërkohet.

Në Durrës, numri arriti po ashtu në 23, pasi pasdite vonë, nga vila tre katëshe e vëllezërve Lalaj, u nxorën trupat e një nëne dhe tre fëmijëve të saj.

Përpjekje për nxjerrjen e trupave të tjerë vijojnë. Ndërsa qyteti përcolli familjen Reçi, e tëra e shuar, me katër anëtarët, prindërit dhe dy fëmijët e rritur, që mbetën nën rrënojat e pallatit ku banonin.

Lista me emrat e personave që kanë ndërruar jetë si pasojë e tërmetit 6.4 ballë me epiqendër në Durrës:

Bajram Hajdarmataj, 54 vjeç; Amelia Lala, 8 vjeç; Sadik Qato, 85 vjeç; Isah Abazi, 29 vjeç; Esiela Karanxha, 8 vjeçe; Flatar Zenelaj, 64 vjeç; Eviola Broshka, 28 vjeçe; Kristi Reçi, 24 vjeçe; Sehadete Lala; Diena Karanxha; Eduart Reçi; Shemsedin Abazi; Dolora Reçil Klaus Reçi, 21 vjeç ; Griselda Lala 22 vjeçe; Rozeta Maçja 59 vjeçe; Sotiraq Misho, 49 vjeç; Nafije Haziz Rexhepi; Marjeta Isuf Lala; Emilio Albert Lala 7 vjeç; Dionis Albert Lala; Dionisa Albert Lala;

Krujë – 22 persona në total, të identifikuar si më poshtë:

Bukurije Leka; Erisa Cara; Ariela Lala 4 vjeç; Fatmira Cuka 44 vjeç; Selvie Lala 77 vjeç; Saimir Greku; Sardi Cuka 18 vjeç; Hajrie Vata 65 vjeç; Klevis Çupi (Aliu) 34 vjeç; Drita Cakoni 58 Vjeç; Pëllumb Greku 57 vjeç; Çelike Grupieku 57 vjeç; Hajredin Çupi, 66 vjeç; Kastriot Cakoni, 58 vjeç; Fatmira Cara vjeç 54; Hasan Cara vjeç 16; Roledi Vata vjeç 3; Suada Hysa vjeç 18; Ankthi Cara vjeç 65; Adelina Kabili vjeç 20; Almir Cara vjeç 26; Stela Zvergeci vjeç 20

Lezhë: Evis Hoxholli 32 vjec, hedhur nga lartësia për shkak të panikut

Kurbin: Kristjan Preçi 26 vjeç, dëmtuar gjatë tërmetit dhe humbur jetën si pasojë e aksidentit rrugës për në spital./ Opinion.al

Share: