Home KRYESORE Shperthen gazetarja: ta hedhim hallin me njeri tjetrin dhe ndihmen e miqve,...

Shperthen gazetarja: ta hedhim hallin me njeri tjetrin dhe ndihmen e miqve, se te zotet e shtepise, jane ku therret qameti!

Po jo pra jo!

Nga Mirilda Tili

Ne kohen kur Kosova mberrin e para per te sjelle ndihmat dhe ushtrine, keta tanet flene gjume. Prefektja e Tiranes mbledh te ngjashmit e saj dhe medemek emergjencen civile ne oren 14:00, nderkohe qe shqiptaret vete, por dhe skuadra te posacme kane nxituar te ofrojne ndihmen e tyre.

Sot po derdhet lot per jetet e humbura ne Thumane dhe Durres dhe ky, Veliaj, ne diten me te zeze, pa piken e turpit organizon takim te keshillit bashkiak per te dhene shperblimet e 21 shtatorit. Po a nuk eshte turp e faqja e zeze.

Po a nuk eshte neveri e gjitha kjo?!
Uroj vetem qe bilancet e tragjedise te mos jene me! Te gjendet jete mes rrenojash. Te sigurohet strehe per ata qe iu shemb catia mbi koke.

Pa u pa puna, edhe kesaj here shqiptaret do ta hedhin hallin me njeri tjetrin dhe ndihmen e miqve, se te zotet e shtepise, jane ku therret qameti.

Zot, qofshin keta lote zhdemtim per kete vend te vuajtur. Lejo qe vullneti yt te zbatohet nga zemrat dhe duart e shqiptareve, jo qeveritareve.

Share: