Home KRYESORE “STOP TANI!”, Rama: Do jem i detyruar te ndërhyj forcërisht

“STOP TANI!”, Rama: Do jem i detyruar te ndërhyj forcërisht

Pas paralajmërimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave në mëngjesin e sotëm se do të mbyllë mediat që përhapin panik dhe alarm tek qytetarët, Kryeministri Rama ka reaguar sërish.

Në një status në Twitter ai kërcënon se në kuadër kushteve të Gjendjes së Jashtëzakonshme do të mbyllë forcërisht kanalet e informimit që përhapin lajme të rreme dhe panik.

“Paralajmëroj për herë të fundit portalet e kanalet e informimit se nê kushtet dhe kuadrin ligjor te Gjendjes së Jashtëzakonshme, do jem i detyruar te ndërhyj forcërisht për mbylljen e tyre deri ne fund te kësaj faze dramatike, nëse vazhdojnë me lajme te rreme qe hapin panik!

Në këtë situatë të jashtëzakonshme, ku duhet matur çdo fjalë është e patolerueshme që të publikohen sharlatanizma delirantësh vendas a të huaj apo të shtrembërohen, sipas avazit të zakonshëm, prononcimet e shpjegimet e arsyeshme të ekspertëve! STOP DHE STOP TANI! MENJËHERË!!!” shkruan Rama. /Opinion.al

Share: