Home KRYESORE Stuhia “Ameli” godet Europën

Stuhia “Ameli” godet Europën

Stuhia “Amelie” ka goditur Francën, si dhe rajonet veriore të Spanjës dhe Italisë. Stuhia u shoqërua nga erëra të forta të cilat arritën shpejtësinë 160 km në orë, duke lënë pas edhe një viktimë. Raportohet se një grua në Majorca humbi jetën pasi u godit nga një palmë.

Ndërkaq në Francën Jug-Perëndimore rreth 140 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike pas shiut të rrëmbyeshëm që shkaktoi përmbytje në disa qytete. Gjithashtu raportohet se shumë rrugë janë bllokuar nga rrëzimi i pemëve dhe rrëshqitjet e dherave.

Edhe Italia është paralizuar nga moti i keq, madje në disa qytete është aktivizuar alarmi i kuq. Autoritetet kanë bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për të shmangur pasojat e mundshme derisa situata të normalizohet./Opinion.al

Share: