Home KRYESORE Të tjerë iu shtuan harresës…

Të tjerë iu shtuan harresës…

Nga Alba Huta

U fik edhe e sotmja,
frymën e fundit e dha mbi rrugë.

Zëri i mjegullt kristalizon forma në errësirë.
Dy brigje flasin me sy të përmallur.

Në dalje të qytetit u përurua një tjetër faltore
ku mblidhen zëra të lodhur
që tunden ne djepin e gjumit shpirtëror.

Të tjerë iu shtuan harresës.

Rruga jonë vendos si kalldrem,
ecjet e shpejta të kembëve,
në një kohë që na pret buzëvarur
me vonesat në stacionin e së ardhmes.

Borite e makinave flasin gjuhën
e ulërimes,
që ka zëvendesuar shenjëzat e mirësjelljes.
Dritat, duhet së pari të vijnë në shpirt!

Ky vend është një frymë e mjegullt
që kristalizon forma në errësirë
dhe tret shkëmbinjtë në dritë
pa iu dhimbsur lëkura
dhe ne e shijojmë spektaklin pa dert…

A.Huta

Share: