Home KRYESORE Tërmeti/ Ambasada: Forcat e Ushtrisë së SHBA-së mbërritën në Shqipëri

Tërmeti/ Ambasada: Forcat e Ushtrisë së SHBA-së mbërritën në Shqipëri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ofruar ndihmën e tyre, duke iu janë bashkuar trupave të tjera mike dhe partnere të Shqipërisë për të ndihmuar në situatën e krijuar pas tërmetit 6.4 ballë të së martës.

Lajmi është konfirmuar nga ambasada e SHBA në Tiranë, e cila shprehet se Forca të Ushtrisë së SHBA dhe njësia për Mbështetjen Civile që ndodhet në Kosovë, mbërritën në Shqipëri për të asistuar në operacionet ndihmuese pas lëkundjeve të forta sizmike.

Në këtë reagim thuhet se SHBA do të vijojë punën e saj për të ndihmuar popullin shqiptar në këto ditë të vështira.

Postimi i plotë i Ambasadës së SHBA

“Forcat e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara nga Njësia për Mbështetjen Civile dhe Ushtarake në Kosovë mbërritën dje në Shqipëri, për të mbështetur operacionet ndihmuese pas tërmetit të 26 nëntorit. Shqipëria është një vend partner, aleat dhe mik dhe Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë punën e përbashkët për të ndihmuar popullin shqiptar në këtë kohë të vështirë për të”/Opinion.al

Share: