Home I pakategorizuar Tërmeti/ Shqipëria nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Tërmeti/ Shqipëria nesër në zi kombëtare në nderim të viktimave

Shqipëria u godit nga një tërmet i fuqishëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku dhjetëra persona humbën jetën dhe qindra të tjerë mbetën të plagosur.

Lidhur më ngjarjen e rëndë, qeveria ka vendosur të shpallë ditën e nesërme ditë zie kombëtare.

Tërmeti goditi kryesisht qytetin e Durrësit dhe zonën e Thumanës ku u shembën disa pallate.

Për fat të keq, bilanci i viktimave vazhdon të rritet, ndërsa numri i të plagosurve ka kaluar mbi 600. Ndërkohë, forcat e kërkim shitimit vijojnë punën për nxjerrjen e personave që kanë mbetur poshtë rrënojave./

Share: